Aktualitet

Berisha: Komisioni hetimor për të gënjyer njerëzit, si e ‘kapëm’ Fatos Klosin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 01/10/21 |
mapo.al

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë kundër komisionit hetimor të propozuar nga opozita për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të cilat ajo i quan një masakër elektorale.






Sipas Berisha, opozita duhet t’i denonconte parregullsitë e zgjedhjeve në institucionet dhe kancelaritë ndërkombëtare, ndërsa propozimin për komision parlamentar e konsideroi si lëvizje për të gënjyer njerëzit.


“Ish-kryetari i PD-së doli dhe foli për masakrën zgjedhore, personalisht ua them Edi Rama abuzoi me votën më shumë se 30 vite, por ua them prapë me bindjen më të thellë, zgjedhjet nuk i fitoi PD. Në darkën e 25 prillit, dolën sondazhe, çfarë tregonin, vetëm 19% e atyre që kishin votuar PD-në, kishin votuar Bashën. Ishim pa udhëheqje. Të nesërmen më erdhi njeriu i tij më i afërt, më tha çfarë thua me këtë.







I tregova videon në të cilën dilte se vetëm 19% e votuesve kanë votuar për kryetarin e partisë. I kisha thënë në mënyrë të përsëritur, mos e bazoni fushatën tek kryetari. Natyrisht ia thanë atij, që ai na tha se ky ishte shkaku dhe ai ishte shkaku. Pas kësaj zotëria deklaroi masakrën zgjedhore. E thirra i them shiko, është detyra më jetike që ne t’ua faktojmë komuniteti ndërkombëtar”.




Tani del dhe thotë po krijoj komision hetimor. Po çfarë komisioni, për të gënjyer njerëzit? Për çfarë duhet? Ti duhet të shkojë në OSBE, BE, kancelari të thoje si i mori zgjedhjet. Tani që ke nisur negociatat me të po i bën furça atij. Ndaj ky fenomen është fund e krye tradhti ndaj jush dhe ndaj shqiptarëve. Në mbrojtje të peng-kryetarit është vërsulur propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante, por e vërteta është se pengu është i pashpresë”, deklaroi Berisha.



Gjatë foltores me demokratët e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një episod të largët nga zgjedhjet e vitit 2001. Berisha thotë se 20 vite më parë një demokrat e kapi ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi, dhe i tha që po të hapte gojën në zgjedhje do t’i dilnin të gjitha fotot.

Sipas Berishës, duke ndërmarrë veprime ndërkombëtare u arrit që të shprehej Parlamenti Evropian kundër qeverisë së Fatos Nanos.

“Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë, nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje ta dish mirë që të gjitha fotot do të dalin. Në fakt po.

Dhe ndërmorëm me të drejtë një veprim ndërkombëtar me dokumenta. Çfarë arritëm? Arritëm që Parlamenti Europian të shprehej se Parlamenti i Shqipërisë nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar. U vunë sanksione ndaj Fatos Nanos”, tha Berisha.

1


Etiketa: , ,

Pas