Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar “luftën” që nisi deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi me kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi.
Në një denoncim të publikuar nga Berisha në rrjetet socialiste, thuhet se ajo që po ndodh në të vërtetë brenda PS-së në Fier është një sherr i nisur për 200 mijë euro mes Koçit dhe ish-drejtorit të Kadastrës Ervin Bushi.
Sipas denoncuesit, në Fier ka shkuar dhe vetë Taulant Balla për të zgjidhur këtë konflikt, por ai ka mbajtur anën e Bushit dhe për pasojë, Koçi ka nisur edhe sulmet drejt Subashit.
Statusi i plotë i Sali Berishës:
200 000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin! Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! Sb Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra.
Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit. Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe subashin e sulmon ngaqe subashi nuk i jep perqindje tek tenderat.
Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek. Bushi i tha publikialsht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro.
Nga ana tjetër SPAK ka nisur verifikimet për deklaratat e forta të të zgjedhurit të PS-së në Fier. Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin dhe se tenderat publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Të hënën vetë Koçi pritet të pyetet nga hetuesit e SPAK.
LEXO EDHE: