Ka nisur para pak minutash takimi mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta dhe ish-presidentit Sali Berisha. Takimi vjen në vazhdën e konsultimeve që presidenti Meta po bën me ish-presidentët e vendit si dhe me krerët e partive opozitare.
Dje Meta takoi ish-presidentin Meidani si dhe pritet që pas takimit me Berishën, të takohet me Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.
Nderkohë po sot, Presidenti Meta do të takohet në orën 17.30 me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me monitorimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.