Sali Berisha, nga selia e PD-së, i rrethuar nga mbështetës, shpalli në orën 20:50 të së shtunës fitoren e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit. Mbërritja e tij në seli u shoqërua me një tension, pasi lart ne katin e dytë Lulzim Basha kishte mbledhur kryesine e Partisë Demokratike. Jashtë sallës së kësaj mbledhjeje në korridor, dritat ishin fikur, ndërsa lart selisë në tarracë, qëndronte një grup personash siç shihen dhe në këto pamje.
Pavaresisht ketij sfondi, Berisha, ne oborrin e partise, lajmeroi se Basha ka humbur cdo lloj besimi dhe mori kete ndeshkim nga anetaresia , si nje një person i padenjë për detyrën. Ai tha se nderonte 44 mijë demokratët që vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebeshitare largimin e peng-Bashës.
“Duhet të përulem me nderim më të madh para rreth 44 mijë demokratëve dhe demokrateve që sot me votën e tyre në mënyrën më plebishitare largimin e peng Bashës. Ky është ndëshkimi i merituar që një person i padenjë për detyrën, që detyrën më të lartë të kreut të opozitë e shfrytëzon për pazare personale,” tha Berisha.
Berisha u beri thirrje demokrateve qe mbeshtesin bashen te reflektojne dhe te marrin pergjegjesi per detyren e tyre.
“U them atyre që kanë bërë gati ato për karrige qeveritare hiqni dorë nga ky skenar,” tha Berisha.
Nga selia e PD, Berisha i dërgoi një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama, duke thënë se revolucioni i nisur nuk mund të ndalet deri në rikthimin shqiptarëve të votës së lirë.
“I them Ramës i bindur të jesh se kurrë këtë revolucion nuk mund ta ndalosh dhe mposhtësh,” tha Berisha.,
Ish-kryeministri u bëri thirrje shqiptarëve të jenë pjesë e protestës kombëtare që mbahet të hënën, si kundërpërgjigje ndaj vizitës së kryeministrit serb Aleksander Vuçiç në Tiranë.
“Të gjithë demokratëve ditën e hënë në orën 16:00 para kryeministrisë dhe në ëkët shesh në protëstën e parë kombëtare. Sllobodani i ri do pritet siç e meriton, me protesta,” tha Berisha.
Protestat sipas Berishës do të vazhdojnë paralelisht me ristrukturimin e Partisë Demokratike. Ne përgjigje të interesimit të gazetareve për çështjen e përkatesise së selisë së PD, Berisha tha se do te jete aty pavarësisht Bashës.