Aktualitet

Berisha: Më shpallën non-grata, vendim i sponsorizuar nga Soros














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:04 - 30/07/21 |
mapo.al

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha teksa komentoi deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi që ai të mos jetë në parlament në shtator, foli edhe për vendimin për ta shpallur non-grata, ndërsa shtoi se ka marrë miliona vota në historinë e tij si politikan.






Sa i përket deklaratës së Kim, se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, Berisha shtoi se barin zonja Yuri Kim duhet t’ja çojë Edi Ramës se ai pi një lloj bari dhe se duhet të kërkojë falje për deklaratat e saj.


Sa i përket vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit për ta shpallur non-grata, Berisha tha se është një vendim i sponsorizuar nga Soros, dhe është i bazuar në raportimet e Edi Ramës dhe Sorosit, që është një armik i demokracisë shqiptare dhe popullit tonë.

Lexo edhe :  Takimi - Mes kritikave, Rama merr mbështetjen e Merkel në Tiranë






“Janë miliona vota të shqiptarëve më shumë se çdo person tjetër në historinë e vendit. Nuk kam asgjë personale në raport partiak. Ku vendim është i bazuar në raportet Blinken dhe në raportimet e Edi Ramës dhe George Soros, për mua një armik i demokracisë shqiptare dhe popullit tonë. Ku muhabet ka filluar me shkëmbimin e territoreve të Kosovës.”-tha Berisha.



LEXO EDHE:



Berisha: Basha s’është në pozitë për të zgjedhur mes meje dhe SHBA, ja arsyeja

1


Etiketa: , , , , ,

Pas