Aktualitet

Berisha, mesazh Bashës: Respekto forumet ose do përfundosh keq














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:02 - 22/09/21 |
mapo.al

Sali Berishës në Fier i është bashkuar dhe deputeti Luan Baçi, ndërkohë që sulmet ndaj Bashës janë forcuar dhe më shumë.






Ish-kreu i PD-së, paralajmëron kryetarin në detyrë të respektojë statutin e partisë, përndryshe siç tha Berisha historia ka treguar se ata që kërkojnë të shmangin forumet përfundojnë keq. Një përgjigje Berisha ka dhe për ambasadoren amerikane në lidhje me deklaratat e saj të bëra disa ditë më parë.


Berisha, ka vijuar dje në Fier turin e tij të takimeve i cili sipas tij ka të bëjë me reformimin e partisë, ku i ka dërguar dhe një mesazh deputetëve të djathtë, që sipas tij duhet të shprehen por jo nën presionin e kryetarit të partisë.







Në krah të Berishës u shfaq dhe kryetari i PD Fier Luan Baçi, pjesë e grupit parlamentar të opozitës i cili ka marrë mandatin në zgjedhjet e 25 prillit. Simpatizantët e pritën ish-kryetarin që në Lushnjë, ndërsa gjuha e Berishës ka qenë goxha e vrazhdë në takimin me demokratët. Ish-kreu i PD i bëri thirrje Bashës që të lërë postin që ka, ndërsa e paralajmëroi se ata që nuk zbatojnë vendimet e forumeve nuk përfundojnë mirë.



“Në këtë situatë që jemi ne vota është shpëtimtare, vota e lirë. Delegatëve të Kuvendit i jap të drejtë kur ¼ e tyre firmosin atëherë mblidhet Kuvendi. Nuk lënë asnjë hapësirë. Ka shpërndarë vendimmarrjen. Kryetari thotë që unë nuk do lejoj, kryetarit i them një gjë, të gjithë ata gjatë 30 viteve që i kapi frika e forumeve kanë përfunduar keq, prandaj ja ku i kemi gjithë njerëzit që mbajnë mbi supe, mos ki frikë, mos mendo se mund t’i shkelmosh, mos luaj, mos luaj me pluralizmin. Kjo parti ka sakrifikuar shumë, ka sjellë pluralizmin. Ftoj gjithë strukturat e PD të shtrojnë pyetjen, a jeni për t’u shkelmuar nga kryetari apo do i tregoni vendin kryetarit? A jeni ju antiamerikanë apo është kryetar një peng sharlatan që do t’iu imponojë vendimet antidemokratike, antistatutore. Pse nuk vjen kryetari te ju? Të arsyetojë si mua. Ka gjetur modelin i thërret kryesitë në Tiranë, po shko nëpër rrethe. Demokratëve duhet t’u japësh shpjegim. Ndaj dhe ju ftoj të bëhemi misionarë. Se sot është mision absolutisht si në ’91, të ngremë opozitën shqiptare fuqishëm, e goditur rëndë nga pengmarrjet, pabesitë e të tjerat, të pamerituara. Të shkojmë sigurt drejt fitores, në rrugën tonë”, – tha Berisha.

Dosja

Ndërkohë Berisha i ka kthyer dhe një përgjigje dhe ambasadores Youri Kim, në lidhje me një intervistë të saj dhënë para disa ditësh te Zëri i Amerikës. “Miqtë e mi, ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në Zërin e Amerikës se habitem se si njerëzit bëjnë të paditurin. Më lejoni t’ju them këtu para jush, para të gjithë shqiptarëve, zonja ambasadore ke thënë këtë, por ke thënë edhe diçka tjetër. I ke thënë Lulzim Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di që kanë dosje. DASH ka deklaruar se sekretari i shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të NGO-ve, të organizatave të shoqërisë civile, në raporte të mediave, në raporte të qeverisë së Edi Ramës, raporte antikorrupsion që nuk janë botuar kurrë. Unë nuk kam thënë kurrë ndonjëherë që nuk janë dosjet, por ato janë të tëra shpifje dhe vetëm shpifje. Edi Rama dy vite me radhë me Engjëll Agaçin ka çuar me dhjetëra e dhjetëra vendime të qeverisë, të gjitha i ka kthyer prokuroria e tyre si pa asnjë bazë”, deklaroi Berisha.

Akuzat

Berisha ka përsëritur dhe një herë se shpallja non grata e tij ka ardhur pas ndërhyrjes së multimiliarderit George Sorros. Ish-kryeministri tha se në letrën e tij dërguar Sekretarit të Shtetit Blinken e ka sqaruar këtë pikë, dhe sulmet ndaj tij kanë filluar pas deklaratave kundërshtuese të tij për ndarjen e Kosovës, fillimisht nga ambasadori Donald Lu për të cilin sipas Berishës u paguan 10 milionë euro ryshfet për të mos i ndërprerë karrierën diplomatike. “Në letrën që i kam shkuar atij, vetëm një orë pas vendimit i them: Zoti sekretar, kjo është vepër e multimiliarderit Soros, korruptorit kryesor të politikës. Po ç’lidhje kishte Soros me Berishën? Jua them unë! Ai harton në Beograd projektin, në pamje të parë të ndryshimit të kufijve, në të vërtetë shpërbërje e Kosovës, shtetit të pavarur të Kosovës. Ishte dhënë para e madhe dhe gojët ishin mbyllur, por goja nuk mbyllej kurrë për interesin kombëtar. Unë e kundërshtova ata që paraqitën projektin. Ia bëra të qartë që kjo është tradhti kombëtare. Është shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund ta bëjë kush kurrë. Projekti ishte hartuar në zyrat e Soros në Beograd dhe parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë. Pasi dështuan me këtë, nxorën Novisadin, Minishengenin”, -tha Berisha.

1


Etiketa:

Pas