Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publik denoncimin e një shqiptari që jeton në Angli. Ai ka shkruar se disa të rinj kanë mbërritur në Britaninë e Madhe përmes një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore, ku është e përfshirë edhe Ministria e Arsimit. “Janë të rinj të moshës 18-25 vjeç që vijnë këtu si sportistë, por në fakt janë emigrantë. Ata kanë paguar nga 7 deri në 11 mijë euro zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri”, shkruan denoncuesi. Deri më tani nuk ka reagim nga dikasteri i arsimit për këtë denoncim.
Statusi i plotë i Berishës
Dononcohet Ministria e Arsimit per trafik te qenieve njerezore kundret 7-11 mije euro ne Angli!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
I nderuar doktorr une qe po te shkruaj kete sms ju shkruaj nga anglia., po t’merr dhe skandali me I madh I qeveris, dhe I ministris se arsimit se si trafikojne rijte shqiptare nga mosha 18- 25 vjeq.
Duke ber fallsifikime dhe duke derguar te rijte shqiptra si sportista ne angli dhe duke u marr nga 7 mij – 11 mij euro per person. Dhe I dergojne si sportista z. Berisha. Veq mijafton te hapini sistemin times se sa te rinje ka ik si sportista e nuk ja kthye. Kjo eshte ndirkulla ministre dhe tash keto gjera po I bejne keta te sportit . Rrespekte z. Berisha