Ish-kryeministri Sali Berisha po mban sonte ‘Foltoren’ e radhës, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, nga kryedemokrati Lulzim Basha. Kjo, një nismë sipas Berishës, për një PD më të fortë e më të bashkuar se kurrë
Berisha mes demokratëve të Shkodrës, pas sulmeve ndaj qeverisë, tha se PD i humbi zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk kishte një udhëheqës.
Ish-kryeministri deklaroi se më shumë se kurrë, Rama i vodhi zgjedhjet ndërsa për herë të parë tha se përdori patronazhistët.
“Por, si dolëm kështu?”
Berisha tha se Rama vërtetë e vodhi votën, por pengu i tij Lulzim Basha tradhtoi votën e qytetarëve, duke u kujdesur për karrigen e vet.
Kjo është e disata herë që Berisha ‘sulmon’ kështu Lulzim Bashën, duke thënë se ai lufton vetëm për karrigen e tij.
LEXO EDHE:
Foltorja në Shkodër, Berisha ‘sulme’ qeverisë: 8 vite papërgjegjshmëri