Nga Fushë-Kruja ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se kur 4200 firmat dërguan në seli dhe u vërtetuan nga mediat se ishin të gjitha, kryetari nuk shkon t’i prekë dhe t’i shohë, por ka frikë.
Berisha tha se Basha i komanduar nga Edi Rama, shpall se do të mbajë anti-kuvend me datë 18 dhjetor, gjë që nuk e ka bërë as Ramiz Alia.
Berisha: Kryetari tha nuk janë firmat. Kur ato u dërguan në seli dhe u vërtetuan nga mediat se ishin të gjitha, kryetari nuk shkon t’i prekë dhe t’i shohë, por ka frikë se ka tmerr nga firmat tuaj. Ky zotëri i komanduar nga Edi Rama, shpall se do të mbajë anti-kuvend me datë 18 dhjetor. Këtë nuk e ka bërë as Ramiz Alia. As ai nuk ka bërë një PD tjetër ose një opozitë të dytë.
Edi Rama po e bën këtë ose mendon se do ta bëjë këtë. Me datë 11 dhjetor revolucioni paqësor do të mbledhë kuvendin fuqi plotë të demokratëve të cilët kanë marrë në dorë faqet e demokracisë në vend. Kuvendi do të ecë pa ndalur deri në përmbysjen e narko-shteti në Shqipëri.