Friday, September 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Berisha në Lushnjë me ftesë të PS, Fino: Ceremonia u organizua nga ne

by mapo.al
22/01/2012
in Arkiva 2
1


Lushnjë- Duke përfituar nga kremtimet për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në përkujtimin e Kongresit të Lushnjës, të mbajtur në këtë qytet 92 vite më parë. Një arsye më shumë për të mos qenë prezent dje në Tiranë, aty ku po zhvillohej protesta-homazh e Partisë Socialiste në kujtim të katër qytetarëve të vrarë plot një vit më parë para Kryeministrisë. Por nuk ishte vetëm pjesëmarrja e kryeministrit Berisha ajo që ra në sy në aktivitetin e djeshëm tw organizuar nga socialistwt. Në ceremonitë festive të organizuara nga Bashkia e Lushnjës ishin të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli; ministri i Kulturës, Aldo Bumçi; deputetja e qarkut të Fierit, Mesila Doda; por edhe deputetët socialistë Arben Çuko dhe Bashkim Fino. Në një prononcim për gazetën “Mapo”, deputeti Çuko tha se ishte detyrim ndaj qytetarëve të Lushnjës organizimi i një ceremonie të tillë. I të njëjtit mendim ka qenë edhe deputeti tjetwr i PS-së nw kwtw zonw, Bashkim Fino. Fino theksoi përmes një prononcimi për MAPO-n se takimi në Lushnjë ishte organizuar nga Bashkia e Lushnjës dhe deputetët e PS-së të këtij qyteti. Sipas Finos, kryeministri Berisha ka qenë thjesht i ftuar nw ceremoninw e pwrkujtimit tw Kongresit tw Lushnjes. Fino u shpreh se do të donte që të ishte pjesë e homazheve që u zhvilluan në Tiranë pwr tw vrarwt e 21 janarit, porse detyrimi që ai ka ndaj qytetarëve të Lushnjës e bëri të pamundur pjesëmarrjen e tij. “Unë natyrisht do të doja të isha në Tiranë në homazhe. Por, me mirëkuptimin e partisë, bashkë me z.Cuko, të dy deputetë të Lushnjës kishim detyrimin që të ishim në aktivitetin që u organizua me rastin e 92- vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Kjo në radhë të parë në respekt të qytetarëve të Lushnjës, por edhe se pse ne,  së bashku me Bashkinë e Lushnjës që drejtohet nga socialistët, ishim organizatorë të këtyre aktiviteteve. Ndërkohë, përsa i përket Saliut, ai ishte si i ftuar aty dhe jo si organizator”,-shtoi Fino. Pjesmarrjen nw ceremoninw e Lushnjes, Fino e lidhi edhe me detyrwn e tij si sekretar tw Pushtetit Vendor nw PS. “Nga ana tjetër unë jam edhe Sekretar për Pushtetin Vendor dhe kam detyrimin të ndihmoj drejtuesit vendorë socialistë, i cili në këtë rast është z.Fatos Tushe, ish-deputet”,- tha dje Fino. Pikërisht me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Berisha bëri një vizitë në shtëpinë muze “Kongresi i Lushnjës”, aty ku zhvilloi punimet Kongresi Kombëtar. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri u shpreh se pasuria kombëtare që gjendet në këtë muze tregon për madhështinë e kësaj dite, dhe këtij Kongresi, i cili më shumë se çdo gjë tjetër “mund dhe meriton të vlerësohet si Kongresi shpëtimtar i Shqipërisë dhe kombit shqiptar”. Më pas, kryeministri Berisha mori pjesë në aktivitetin e organizuar në qendrën e kulturës “Vaçe Zela”. Në këtë aktivitet u pasqyruan materiale historike, muzikore e letrare, dedikuar Kongresit të Lushnjës, ndërkohë që Trupa e Operës dhe Baletit dhe Ansambli Popullor perfomuan një program artistik në nderim të 92-vjetorit të këtij Kongresi. Në përshëndetjen e tij kryeministri Berisha vlerësoi Kongresin e Lushnjës si njërin nga aktet më të rëndësishme, një nga përpjekjet më të mëdha dhe më themelore të shqiptarëve për të pasur shtetin e tyre të lirë dhe të pavarur. “Nderimi më i madh që ne u bëjmë këtyre burrave, që u bëjmë sot qytetarëve të Lushnjës për sakrificën e tyre, është të lartësojmë gjithnjë e më shumë vlerat e sistemit tonë demokratik, të ecim gjithnjë e më të sigurt në procesin e integrimit tonë në Europë”, – tha Berisha.

 



 

Tags: 192021 janariBerishaFinoHistoriaKongresi. LushnjaPolitikaRamaShqipëri

JU SUGJEROJME

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Kthehet Vacja, rebelja që theu norma! Një vend në Odeonin e Nderit

19/04/2023
25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar
Arkiva 2

25 VITE MË PARË/ Arta Dade: Ja përse më hoqi Fatos Nano, largimi im ishte i paargumentuar

18/04/2023
25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Lista e kontrabandës, fshihen pushtetarët

17/04/2023
Next Post

Alarmet e rreme, problematike për zjarrfikësit

Comments 1

  1. Shpetim says:
    12 years ago

    Kesaj i thon "Dridhe Like" Si nuk ju vjen turp dhe thoni se Sali berisha ishte i ftuar nga kryetari i bashkise te Lushnjes. Nuk e kuptoni ju o deputete te PS dhe ti Edi Rama ne ne vrasjen e kater njerezve te 21 janarit ishte Kryeministri. Po beheni dhe ju bashkefajtore? Turp o faqezinj.

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In