TIRANË Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një vizitë pune në Mal të Zi. Fillimisht kreu i ekzekutivit pati një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Igor Luksiç, ku të pranishëm ishin edhe dy delegacionet, ai shqiptar dhe ai malazez. Pas takimit, në praninë e të dy kryeministrave, u nënshkrua marrëveshja “Për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit kufitar ‘Zatrijebacka Cijevna – Grabon’ dhe për pikën e kalimit kufitar ‘Cerem – Vranica’”. Në përfundim të nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Berisha dhe homologu i tij malazez dhanë edhe një konferencë për shtyp. Duke iu përgjigjur interesimit të medias, ndër të tjera, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ideja për ndërtimin e një centrali bërthamor vazhdon të ekzistojë. I pyetur nëse i qëndron idesë për ndërtimin e një centrali të tillë, Berisha u përgjigj: “Unë besoj se energjia më e pastër dhe me kosto më të ulët është ajo nukleare, porFukushimatë imponon të rishqyrtosh qëndrim, sepse, siç dihet, zonat tona janë tektonike. Kështu që ky projekt mbahet ‘on hold’, deri sa shkenca të zgjidhë të gjitha problemet dhe rreziqet e lidhura me përdorimin e kësaj teknologjie”, – tha ai. Berisha u pyet gjithashtu edhe për ndikimin e elementeve nacionaliste në rajon. “Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin europian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush”, – tha ai. Të dy kryeministrat u ndalën edhe në projektin e Trans Adriatic Pipeline (TAP), të cilin e vlerësuan si një projekt shumë të rëndësishëm dhe strategjik për të ardhmen e sektorit energjetik të vendeve të rajonit. Në vijim të vizitës zyrtare në Mal të Zi, kryeministri Berisha u takua dje në mesditë me presidentin malazez Filip Vujanoviç. Në takim u ripohua vullneti i palëve për të vijuar bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në shumë fusha, si infrastrukturën rrugore, nismën për autostradën Adriatiko -Joniane, projektin për lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës, si dhe projekte të përbashkëta turistike, veçanërisht për turizmin malor. Kryeministri Berisha, në vijim të vizitës së tij në Podgoricë, zhvilloi takime edhe me nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Zeljko Sturanoviç; me kryetarin e PDS-së, Milo Djukanoviç; si dhe me drejtues të partive të tjera politike në vend.
N.P
E pata se si e priten ulqinaket berishen mrekulli,po te shkonte rama atje edhe ata qe djegin librat e fevziut nuk do ta pritnin.Berish perpara ndertoje shqiperine dhe vendet shqipetare,lerjau vajtrimin dhe mallkimin rames dhe ruqit.e kane nga tradita.