Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha në Foltoren e Pogradecit ka bërë të ditur se nesër do të dorëzohen pranë PD 4200 firmat që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Kujtojme se sipas statutit, kërkesa për mbledhjen e forumit më të rendesishem, duhet bërë, një muaj para datës së parashikuar për mbjatjen e tij.
“Për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti: përkulu përpara firmave të anëtarëve të PD sepse 4200 kanë firmosur dhe në atë Kuvend do vijnë, edhe 10 mijë të tjerë. Do jetë festa më e madhe në historinë e PD-së. Do jetë triumfi i saj, rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren vendimtare ndaj narko-shtetit”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri i shpallur non-grata nga SHBA, tha se Basha do të ishte mirë të jepte dorëheqjen, përndryshe do të shkarkohet.
E pranishme në takim, aktivistja Evi Kokalari, u shpreh se me 11 dhjetor në krye të PD do të vijë Sali Berisha, i cili do të jetë edhe kryeministri i ardhshëm i vendit, sipas saj.