Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Berisha “non grata” në SHBA, Grenell kritikon Antony Blinken: Po sulmon të djathtët

by mapo.al
12/07/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ambasadori Richard Grenell ka dënuar mënyrën si Sekretari i Shtetit, Antony Blinken po e përdor programin e ndalimit të vizave si një armë kundër të djathtëve në Shqipëri, por edhe vendet e tjera.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Konferencën e Konservatorëve, Grenell solli shembullin e Shqipërisë, ku Blinken pak kohë më parë shpalli non grata ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe familjen e tij.



Sipas Grenell kjo politikë e ndalimit të disa personave të djathtë të hyjnë në SHBA është e qëllimtë.

Ai shprehet se veprime të tilla, si këto që ka ndërmarrë sekretari Blinken dënohen në Departamentin e Shtetit dhe se nuk mund të ndodhin në një vend, ku pretendohet se ka demokraci.

“Kur vendet e tjera përdorin qeverinë si armë, kur përndjekin kundërshtarët politikë, kur mundohen të mposhtin kundërshtarin e tyre, që sapo e kanë mundur, sepse nuk duan që ai të kthehet, ne në Departamentin e Shtetit i dënojmë këto veprime, ne i denoncojmë.

Ne u themi që nuk mund ta bëni këtë dhe të pretendoni se jeni demokraci. Ne i denoncojmë këto në raportet për demokracinë. Nëse përndjek kundërshtarin, nëse përdor gjyqësorin, nëse përdor median për të përndjekur kundërshtarin, ne e denoncojmë në DASH.

Ne kemi një Sekretar Shteti tani që po përdor si armë programin e vizave dhe të udhëtimit që lejon njerëzit të vijnë në SHBA. Më lejoni të jap një shembull, disa muaj më parë, krejt papritur, Sekretari i Shtetit lëshoi disa deklarata për median, duke ndaluar disa shqiptarë që të hyjnë në vend.

Pyeta veten, nga doli kjo? Papritur po u shkojmë pas shqiptarëve dhe më pas bullgarëve? Kërkova dhe janë të gjithë të djathtë në këto vende, që ndoshta po mendonin të garonin dhe riktheheshin sërish dhe tani u ndalohet që të hyjnë në SHBA dhe po u vendosen nga këto ‘sanksionet’ amerikane. Është një gjë e tmerrshme për këtë vend,” eshte shprehur Grenell.

Tags: Berisha Non GrataBlinkengrenellkritikaSHBAVideo

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Williamson: Kundër shqiptarëve të Kosovës u kryen krime të tmerrshme gjatë viteve 1998-1999

Williamson: Kundër shqiptarëve të Kosovës u kryen krime të tmerrshme gjatë viteve 1998-1999

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In