Aktualitet

Berisha nuk i ndahet Bashës, mesazh demokratëve në rrjete sociale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 12/09/21 |
mapo.al

Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë në Facebook për vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.






Berisha ka publikuar një video ku dikush hedh në koshin e plehrave kartën e anëtarësisë së PD, ndërsa bashkëngjitur shkruan se nuk duhet të ketë asnjë largimin nga radhët e PD.


Për Berishën, në koshin e plehrave duhet hedhur vendimi i pengut Basha, siç e quan ai.







“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, asnjë largim nga radhët e saj, por të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha.



Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Sb”, mbyllet postimi i Berishës.



10


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas