Aktualitet

Berisha paralajmëroi padi ndaj Blinken, reagon DASH: Nuk jemi në dijeni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:04 - 21/05/21 |
mapo.al

Pas deklaratës së ish-Kryeministrit Sali Berisha për padi ndaj sekretarit Antony Blinken ka ardhur edhe reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit. Një zëdhënës i DASH i tha Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore”






Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat të enjten se do të ngrejë një padi për shpifje kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.


Ish-kreu i qeverisë ka thënë se padia do të ngrihet në Francë, në një shtet neutral dhe tha se sipas avokatit të tij Sekretari Blinken nuk mund të ketë mbrojtje për shkak të detyrës së tij.







“Jam këtu për të informuar ju, për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm. Për arsye që janë tërësisht që janë të panjohura për mua, Sekretari Amerikan i Shtetit, ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më shpifëse një vendim për mua. Dua të theksoj se në të gjithë jetën time politike, por mund të shkoni dhe më tutje që kur kam prekur rrogën e parë, e deri më sot nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që të thotë që unë jam i implikuar në një aferë korruptive. Ndaj dhe unë kam autorizuar avokatin tim në një vend neutral në Francë që të ngre një padi kundër Blinken për shpifje publike në Gjykatën e Parisit”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Berishës.

Lexo edhe :  Berisha quan Bashën ish-kryetar: Pasi humbi zgjedhjet u mor me karrigen e tij


Më tej, Berisha tha se vendimi i DASH ka qenë i papritur për të dhe ka kërkuar që të publikohen prova kundër tij. Ish-kreu i shtetit shqiptar po ashtu tha se vendimi i DASH i ka prekur dinjitetin dhe theksoi se beteja do të jetë kundër Blinken dhe jo kundër SHBA.



 

LEXO EDHE:

“Non grata” nga SHBA, Berisha ngre padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas