Aktualitet

Berisha: Pas 8 vitesh Basha mori 12% më pak vota se në 2013














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:36 - 25/09/21 |
mapo.al

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur takimin me mbështetësit në Vlorë, duke e akuzuar Lulzim Bashën si lider të dështuar, pasi sipas tij, pas 8 vitesh në opozitë, arriti të marrë 12 përqind më pak vota se në vitin 2013, kur PD ra nga pushteti.






Berisha e denoncoi Bashën për mënyrën e drejtimit, ku sipas tij, ai i ka prerë në besë dhe hequr bashkëpunëtorët në errësirë.


Lideri historik tha se më parë, PD ka pasur traditë votimin dhe garën, ndërsa në këto 8 vite gjithçka shkoi në shërbim të një njeriu.







Mirëpo, shtoi ai, Basha nuk u bë dot lider.




Berisha vuri sërish në dukje se në zgjedhjet e 25 Prillit, vetëm 19 përqind e demokratëve kishin vouar PD-në, për atë vetë.

Lexo edhe :  Besnik Mustafaj: Berisha po zgjon PD-në, dy kuvendet karikaturale


Ish-kryetari i PD e pohoi se Edi Rama vodhi vota me 25 prill, dy herë më shumë se në vitin 2017, mirëpo sipas tij, megjithatë, PD nuk arriti të fitojë.

1


Etiketa: , , , ,

Pas