fbpx

Politika

Berisha: Përqeshja më e madhe që Rama i ka bërë Astrit Patozit





               Publikuar në : 22:37 - 06/05/19 |
mapo.al

Ish-Kryeministri Sali Berisha duke folur në emisionin e Zhejit në Ora News  tha se nuk e mbështet  Astrit Patozin për krijimin e partisë së re. Ai u pyet për deklaratën e Ramës në Parlament se “Astrit Patozi është biri i dytë politik i Sali Berishës”, dhe u përgjigj me ironi: “Pse Saliu ia urdhëroi anëtarët e KQZ ta regjistrojnë në kundërshtim me ligjin?!” Më tej Berisha tha se “kjo është përqeshja më e madhe që Edi Rama i bëri Astrit Patozit”.


Berisha: Po pse Saliu ia urdhëroi atij anëtarët e KQZ për ta regjistruar në kundërshtim me ligjin. Ai (Rama) nuk e di çfarë flet. Ti e njeh më mirë se unë (i drejtohet Zhejit). Nuk mund ti marrësh për bazë fjalët një njeriu që në çdo fjalë nxjerr dy gënjeshtra . Përveç kësaj është i njohur si përdorues droge”.



Berisha-Ramës: Marrëveshje ose përplasje!


 

 


Etiketa: ,

Pas