Ministria e Brendshme u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme. Policia tha se nuk është dëmtuar asnjë pajisje me përjashtim të një stabilizatori të energjisë elektrike. Por ish-kryeministri Sali Berisha thotë se po fshihet një ngjarje e rëndë kriminale. Sipas tij është djegur qëllimisht serveri i sistemit TIMSH. “Janë fshirë gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Rames, Taulant Beges dhe narkoministrave dhe narkoqeveritarëve të tjerë”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Berishës:
Ne zjarr dhoma e TIMS!
Miq, Vasal Lleshaj dhe Geron Veliu djegin serverin e TIMS ne bodrumet e Ministrisë se Brendshme për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve me trafikantë të Olsi Rames, Taulant Beges dhe narkoministrave dhe narkoqeveritarëve të tjerë!
Mesohet se jane djegur dhe qindra dosje krimi ne dhomen ngjitur. Feste e madhe kane sonte narkoset ne te gjitha nivelet. Rroft Zjarri!
Lexo edhe
Deklarata e Policisë për zjarrin