Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar protokollin e mbledhjes së Anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
“Këtu më poshtë keni protokollin e mledhjes së narkokëshilltarve monistë të Shkodrës që trajtohen si kope,” shkruan Berisha.
Në dokument vihet re se anëtarët nuk janë pyetur por janë urdhëruar nga Senida Mesi dhe Luan Harusha të votojnë si kryetare të këshillit, znj. Brisiela Kadija.
Postimi i Berishës
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Jam një nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë Shkodër të konstituuar sot.
Prej vitesh kam kontribuar për Partinë Socialiste, përfshirë edhe zgjedhjet moniste të këtij viti.
Dje pasdite kishim mbledhjen para konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe disktuam dy alternativa, Luan Hetën dhe Arvit Osjen. Në mes të këtyre dy këshilltarëve ndahej mbështetja e mbi 90% të këshilltarëve për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Papritur, pa pyetur fare për vullnetin tonë, mbrëmë rreth orës 22:00 vjen urdhëri nga Tirana për të votuar një person anonim të quajtur Brisiela Truma Kadija, ndryshe do përjashtoheshim nga partia.
Pra, neve punuam gjoja për Partinë Socialiste, dhe na vjen urdhëri për të votuar një person anonim vetëm se është bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe ka suportin e Tom Doshit që prej 4 vitesh punon kundër Partisë Socialiste.
Pra, në partinë tonë komunisto-kriminale, të kërkohet të punosh për të, por nuk pyetesh për asgjë dhe nuk ke as të drejtë mendimi. Neve punojmë për PS-në dhe postet i merr Tom Doshi që punon për veten e tij, kriminelët rreth vetes dhe kundër PS-së.
– Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Brisiela Kadija, bija e një ish-gjykatësi komunist dhe e preferuar e Tom Doshit.
– Nënkryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Suada Selimaj, një buzëqumështore që rri gjithë ditën pas prapanicës së Tom Doshi, sepse ky i fundit i ka punësuar në OSHEE, atë dhe 5 pjesëtarë të familjes së saj, a thua OSHEE-ja është kompani private e fisit Selimaj. Suada Selimaj bashkë 2 anëtarë të familjes janë në pozicione drejtuese në OSHEE, për të vetmen meritë se i servilosen Tom Doshit.
Imagjinoje vetë çfarë pritet të bëjë Tomka i shpallur non-grata nga SHBA-ja me Brisielen kryetare dhe Suadën nënkryetare. Shkodra do uzurpohet totalisht nga fundërinat.
Ramës nuk i mjaftuan propozimet kriminale të Tom Doshit, si ishin rastet e Mark Frrokut apo Valdrin Pjetrit, por tani i dhanë kryetarin dhe nënkryetarin e Këshillit Bashkiak dhe do t’i japin edhe nënkryeyarin e parë të Bashkisë me kompetenca të kryetarit pasi të shkarkojnë në mënyrë të paligjshme zonjën Ademi.
Pavarësisht se nuk dal dot hapur, se mund të ndëshkohen shumë miq të mi, me sinqeritetin më të madh, ju uroj t’i rrëzoni këto fundërina komunisto-kriminale se do na bëninit nder edhe neve socialistëve të vërtetë që punojnë prej mbi 2 dekadesh për këtë parti.
Ju shkruajta me profil fallco për arsye sigurie.
Personazhet në foto:
1- Tom Doshi, kriminel i shpallur non-grata nga SHBA-ja dhe bashkëpunëtar i bandave më të rrezikshme nga Shkodra deri në Fushë-Krujë.
2- Brisiela Truma Kadija, kryetare e zgjedhur me dhunë e Këshillit Bashkiak Shkoder. E bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe servile e bindur e klanit të Tom Doshit.
3- Suada Selimaj, një servile buzëqumështore Tom Doshit pa farë kontributi në PS-në e Shkodrës. E punësuar në OSHEE-në Shkoder bashkë me 5 pjesëtar të familjes.
4- Luan Truma, ish-gjykatës i sistemit komunist. Një krijesë barbare e komunizmit, i urryer nga gjithë komuniteti i Shkodrës.
*Protokolli i mbledhjes