Kryesore

Berisha publikon mesazhin: Tahiri takon Gaz Demin dhe Dash Pezën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 18/04/18 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha bën me dije në rrjetin e tij social “Facebook”, se ministri i Brendshëm në hetim, Sajmir Tahiri ka takuar sot biznesmenin Gaz Demi, president i Klubit Sportiv “Partizani”, si dhe Dash Pezën dhe me ta i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama.


Postimi


Saimir Tahiri i dergon Rames perseri Gaz Demin se bashku me Dash Pezen! sb



“Doktor ne keto momente qe po te shkruaj tek Perla ne Bllok po zhvillohet prej nje ore nje bisede midis Sajmir Trafikut dhe Gaz Demit e Dash Pezes. Nga biseda e tensionuar ndigjohen here pas here shperthime te Tahirit si “le te guxoje po te doje”, “po ja mbajti b…” etj etj!”


Gazetari i Top Channel e pyeti direkt kryeministrin Edi Rama sot nëse çështja Tahiri mund të bëhet pengesë që disa shtete të BE të mos e miratojnë rekomandimin e Brukselit për të hapur negociatat me Shqipërinë.


Prej kohësh në qarqe diplomatike, sidomos ato gjermane po qarkullon opsioni se pa arrestimit e ish- krahut të djathtë të kryeministrit, nuk do të ketë hapje negociatash.

Por i vënë përballë kësaj pyetjeje edhe në krah të Federica Mogherinit, Rama ka dredhuar duke u mjaftuar të thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka sjellë asnjë fakt të ri për Saimir Tahirin.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas