Aktualitet

Berisha quan Bashën ish-kryetar: Pasi humbi zgjedhjet u mor me karrigen e tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 16/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka nisur këtë të enjte turin e tij në atë që ai e quan, rikthimin e dinjitetit dhe statutit të PD.






Berisha nuk e mohoi se qeveria aktuale i vodhi zgjedhjet, por shtoi se PD nga ana tjetër duhej të ishte më e fortë dhe t’i bënte ballë masakrës elektorale.


Gjithashtu ai e cilësoi Lulzim Bashën si jo lider dhe tha se ai shkelmoi të gjithë miqtë e tij të PD për karrigen e tij.







Berisha ndër të tjera, e etiketoi Bashën si ish-kryetari i Partisë Demokratike, duke nënkuptuar se aksioni i tij ka pikërisht si qëllim largimin e Bashës nga drejtimi i PD.



Më tej, Berisha tha se Basha pas humbjes së zgjedhjeve nuk u mor me djersën tonë, por me karrigen e tij. Berisha theksoi se ai nuk e di se çfarë është sovraniteti apo partia.



Ka tetë vite që ka humbur çdo aksion 100%. Ka tetë vite që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ai nuk i del zot. Ka tetë vite që ai kalon në disfatë elektorale në disfatë elektorale. Numëron veç dy mandateve të përgjithshme dhe 2 zgjedhje të tjera lokale. Kjo është PD sot.

PD humbi zgjedhjet e fundit, në të cilat miqtë e mi Rama vodhi, bleu grabiti 2 herë më shumë vota se në zgjedhjet e kaluara, por duhet t’ia themi të vërtetën në sy. Unë nuk them atë që nuk është. Po jap një të dhënë. Ditën e zgjedhjeve pyetën zgjedhësit demokratë, për kë votuat në PD, vetëm 1 e 5 thanë për Lulzim Bashën, të tjerët për PD.

E kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Ne erdhëm, s’mund të them që ne fituam, sepse kështu nuk fitohet pa lider. Ndodhi kjo, ishte humbja e dytë më e madhe. Çfarë bëri? Zotëria dhe unë i thash në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet, humbe 1 herë duhet të ikësh i humbe 2 herë 2 herë duhet të ikësh. Çfarë bëri? I tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos.

Ne si opozitë e fituam një levë tani, por e vërteta është që veçse këtu brenda treguam që na grabiti zgjedhjet me fakte dhe dokumente, por përveç kësaj, vetë ata që vendosën sanksionet u shqetësuan për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet, në të njëjtën mënyrë që veproi Lulzim Basha për interes të karriges së tij. Duke shkelmuar miqtë e mi, që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet, ai vuri përpara karrigen e tij dhe i tha atyre se keni fituar.

I bënte atyre propaganda mashtruese se kanë fituar më shumë vota se 2013. Por krahasuar me atë vit, PD ka marrë 74 mijë vota më pak. Në këtë rrethanë, pas kësaj që ishte për mua goditja e dytë më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, sepse ne shkelmuam, injoruan, lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë dhe ne nuk ishim të zotë për asgjë, sepse kryetari ynë, ish-kryetari në fakt u mor me karrigen”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Vrasja e Sabrinës nga ish-bashkëshorti, protestë në Tiranë dhe Fier

LEXO EDHE:

LIVE – Berisha e nis konferencën me sulme ndaj Ramës: Sot është një ditë e zezë

5


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas