A e ka djegur përfundimisht Edi Rama, Erion Veliajn, si kandidat për një mandate të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës?! Sipas një denoncimi që një qytetar, punonjës i sistemit shëndetësor, duket se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka marrë premtimin që të jetë kandidate për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, gjatë zgjedhjeve që do të mbahen qershorin e vitit që vjen.
Madje ajo ka nisur ‘fushatën’ e saj brenda institucionit që drejton, duke vendosur njerëz besnikë në pozicione kyçe dhe duke ju bërë presion bluzave të bardha. Këtë denoncim e përcjell ish-kryeministri, Sali Berisha.
Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Gjueti shtrigash per qellime elektorale nga ndrikull Manastirliu! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha, desha te ngrej nje shqetesim per shendetesine. Ministrja ndrikull e Rilindjes, Ogerta Manastirliu, qe kur thuhet se eshte emeruar kandidate per kryetare te Bashkise se Tiranes ne vend te Lal Plehut, ka filluar nje revansh ndaj punonjesve te spitalit, duke u bere presion me anen e nje testimi, qe ka filluar neper spitale. Me sebepin se po ben akreditimin e spitaleve, ajo ka filluar luften e shtrigave ndaj punonjesve gjoja duke i marre ne testim, dhe me pas me arsyen se nuk e ke kaluar i heq nga fuksionet e punes, duke vendosur njerez me testera partie qe do bejne fushate elektorale ne Tirane per te. Zonja ndrikull nuk sheh gjendjen e spitaleve qe mungojne ilaçet, mungojne aparaturat mjekesore per diagnostikim, por merret me infermieret per t’u bere presion para zgjedhjeve lokale, qe po te duam ne, te mbajme pune, prandaj vleresoni kete te mire me votat qe do na jepni. Dua ta ngresh kete shqetesim sepse ky testim nuk asnje qellim rritjen e cilesise se sherbimeve, por vetem terrorin ndaj punonjeve te spitaleve. Kjo u pa edhe ne maternitetin e ri te Tiranes ku u shkarkuan te gjithe kryeinfermeret per t’i zevendesuar me partiake dhe per t’i pasur nen tutele per zgjedhjet, kur dihet qe spitalet dhe mesuesia jane ne pune te shtetit.