Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij drejtuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Agron Xhafaj. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha thekson se dëshmitari X, Albert Veliu i ka kallur datën Xhafës.
MESAZHI I BERISHËS
Xhafes se droges i duket si fantazme deshmitari Albert Veliu, bashkebiseduesi me vella Geronin!
Miq, deshmitari Albert Veliu i ka kallur daten Xhafes se droges! Keshtu, sot i pyetur nga gazetaret per deshmine nukleare te Albert Veliut per trafiqet e vella Geron -Agron Xhafes, ai u pergjigj se Alberti eshte virtual pra fantazem dhe jo real. Kjo deshmon se Fatziu vuan tani nga halucinacione dhe se deshmia e Albert Velise eshte shnderruar ne nje fantazme qe nuk po i ndahet per asnje sekonde.
Xhafa i droges dhe kryekumbar Rama jane ne grahmat e fundit, t’i flakim sa me pare! sb
Eshte per te thene se kjo ndodhi nuk cudit njeri. . Duket te jete rrjedhim i kultures se keqe qe ka patur ky popull. Ne kohen e Saliut jo qe nuk cuditej njeri, por u thuhej bravo vilave e trafikut dhe te Droges . Cdo gje ishte hashiqare. Paret e pramidave ishin te pastra, njerzit qe protestonin mund te vriteshin me qitje direkte, thuhet gerdec kuptohej shperthim, shteti investonte nje miliard dollar dhe rruget dilnin cyryk, .tani qe gjerat po levizin , qe njerzit denoncojne dhe trafiqet marrin pergjigjen e duhur, qe leku forcohet qe jemi ne prag te Evropes,, zoti Sali i kthehet genit te vet komunist dhe kerkon Rrevolucion. Pse nuk beni menjane dhe te dilni ne pension se me mos veprimet tuaja beni me mire se me cdo veprim ?