Aktualitet

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 22/10/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.



Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.


Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.



“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga Presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh. Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras.


Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje.


Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës.

Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.

Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin.

Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha.


Etiketa:

Pas