fbpx

Politika

Berisha: Rama i bllokoi Bushatit pasaportën diplomatike, do shkonte në Berlin





               Publikuar në : 14:26 - 14/01/19 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me debatin e hapur së fundmi për mosdekretimin emrit të Gent Cakajt për ministër të Jashtëm.


Berisha ka komentuar në një postim në Facebook dhe lëvizjen e fundit të Edi Ramës, i cili u shpreh se do të jetë ai që do të të drejtojë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme deri kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.



Berisha shkruan se kjo lëvizje e ka lënë vendin defacto pa ministër, po ashtu shton se Rama i ka bllokuar pasaportën diplomatike Ditmir Bushatit.


REAGIMI I PLOTË

Shqiperia me dy ministra te jashtem, Diziu kushtetues Edvini antikushtetues!

Te dashur miq, nje sherrnajeve madhe ka shperthyer keto dite midis ministrit te jashtem antikushtetues apo te kryesise se Partise Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, te cilin neni 106 i Kushtetutes e detyron te qendroje ne detyre gjersa presidenti i Republikes ta ç’dekretoje ate si minister i jashtem dhe te dekretoje e te beje betimin para presidentit personi qe do te zevendesoje ate ne postin e ministrit te jashtem.

Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minster te jashtem.

Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohe per sot dhe neser e Ditziut ne Berlin, shume e rendesishme per hapjen e negociatave ne qershorin qe vjen, bllokoi viziten. Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane.

Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise.


Etiketa: , , , ,

Pas