Aktualitet

Berisha: Rama me Bashën në Slloveni, unë i lirë në Gjirokastër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:46 - 06/10/21 |
mapo.al

Lideri historik i PD, Sali Berisha, i shpallur non-grata nga SHBA, ka zhvilluar takimin e 6 në nismën Foltorja, në Gjirokastër, ku akuzoi qeverinë se po shkakton krizë energjitike, për shkak të keqmenaxhimit.






Ai tha se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë në Slloveni, si pengu me pengmarrësin, atje ku po zhvillohet Samiti i BE, dhe ai gjendet i lirë, dhe i çliruar në Gjirokastër.


Berisha u shpreh se Lulzim Basha tradhëtoi mundin, përpjekjet dhe votën e demokratëve dhe u interesua vetëm për karrigen e tij.







Ish-kryeministri shtoi se Basha ka frikë nga vota, nga gjykimi i demokratëve.




Eshtë e papranueshme dhe nuk do të ndodhë, theksoi Berisha, që në vitin 2021, të thotë dikush se PD s’ka forume, s’ka statut, s’ka anëtarësi, s’ka votë.

Lexo edhe :  Besnik Mustafaj: Berisha po zgjon PD-në, dy kuvendet karikaturale


Ai theksoi se në 8 vite, Lulzim Basha dështoi në çdo aksion, dhe pati sukses vetëm me nismën e dekriminalizimit.

Berisha vuri në dukje se me foltoren, PD-së po i kthehet sovraniteti dhe demokracia.

1


Etiketa: , , ,

Pas