Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi në një postim në Facebook, shifrën që kryeministri Edi Rama ka paguar për udhëtimin me charter privat drejt Abu Dhabit.
Berisha shkruan se Rama ka paguar 200 mijë euro dhe qëllimi i vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe është bërja e vaksinës anti-COVID.
“Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikerisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anticovid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane”, shkruan Berisha.
“Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni”, shton ish-kryeministri.
Postimi i Berishës
Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!
Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe.
Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikerisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anticovid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.
Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhetimi blic, une denoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare.
Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni. sb