Me një sugjerim të fortë i është drejtuar ish-kryeministri Sali Berisha, kreut aktual të qeverisë Edi Rama, të dalë deri në darkë dhe të njoftojë popullin se ka dhënë dorëheqjen. Berisha tha se në të kundërt, populli do ta zvarrisë dhe do ta hedhë atë në Lanë.
Ish-kreu i qeverisë insistoi se dhuna në protestë është pjesë e një plani të opozitës, ndërsa shton se do të qëndrojë në protestë së bashku me protestuesit.
“Tiranët do të kenë atë fat sa herë që ta meritojnë, ndaj i them Ramës mos e harro këtë sepse duhet të jesh skllav i të gjitha veseve dhe krimeve të njërit që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij tsunami të paparë. Dhuna ishte skenar kryekëput i Rama, ishte skenarë sepse policia hoqi kordonin.
Kush i hodhi bombat me gaz? Policia i hodhi. Do rri këtu të ndaj fatin dhe kënaqësinë me këta njerëz që kanë ardhur nga gjithë vendi. Cadra ishte lule more, ca cadre, ishte lule, se c’do ketë më mbrapa nga ky popull. Ai do ikë si mbatharak, dhe nuk ka rrugë tjetër, Edi Rama ia mbathi për në Vlorë, a e patë ju. Se si do vazhdojë do bëhet shumë shpejt e qartë, vazhdim do jetë mjerues për Edi Rama, prapë do ia mbathë, prapa do ta ndjekim, është e qartë. Për shqiptarët vota është shumë e rëndësishme”, tha Berisha.
/Gazeta Mapo/