Aktualitet

Berisha-Ramës: Të zbuloi Zaev, punon për Serbinë e Madhe






               Publikuar në : 22:03 - 09/07/19 |
mapo.al

Përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili shprehej i shqetësuar për planet e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, për shkëmbimet e territoreve, kanë sjellë reagimin e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Zoran Zaev flet gjatë bisedës ndër të tjera për Ramën dhe projektin për ndarje të mundshme të Kosovës.


Berisha thotë se Zaev në këtë përgjim ka zbuluar tradhtarët, ndërsa në bisesa dëgjohet hapur teksa kryeministri maqedonas pranon se Rama punon për krijimin e Serbisë së Madhe.

Postimi i Sali Berishës:

Zaiev plas “Bomben”: Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Argati in chef sherbetore te Vuçiç dhe te Putin per coptimin e Kosoves dhe krijimin e Serbise se Madhe!

Lexoni artikullin qe paraqet biseden telefonike me persona te shtire si presidenti i Ukraines, ne te cilen kryeministri Zaev bene denoncimin e tradhtareve te Kombit, te cilet per prapanicen e tyre shesin çdo gje! sb

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zbardh planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.

Zaev ka rënë pre e dyshes gazmorëve ruse Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov të cilët duke përdorur identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në një telefonatë që është publikuar një ditë më parë në faqjen e tyre në You Tube, duke u shtirur si ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, ata i kanë telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në bisedë e sipër Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon, ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë rënë dakord, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel është totalisht kundër idesë.


Etiketa: , , , ,

Pas