Aktualitet

Berisha reagon për situatën në kufi me Greqinë: Kriza humanitare në Kakavijë, e paralajmëruar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:37 - 16/08/20 |
mapo.al

Rreth situatës së krijuar në Kakavijë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Sipas tij shkaku i kësaj krize ka të bëjë me qëndrimin indiferent dhe të papërgjegjshëm të qeverisë shqiptare. Ai shprehet se autoritetet shqiptare duhet të kishin marrë masat dhe të testonin falas në qendra mobile në Tepelenë, Gjirokastër dhe Kakavijë së paku me 6 qendra mobile 2000 vetë në orë, por nuk kanë testuar asnjë.


Berisha i ka bërë thirrje Kryqit te Kuq Ndërkombëtar të ndërhyjë me urgjencë për të menaxhuar krizën humanitare në Kakavijë.


Reagimi i Berishës:



Kriza humanitare ne Kakavi ishte krize e paralajmeruar.


Autori i saj me kryesor eshte Edvin Hajduti!


Te dashur miq, nje drame e madhe, nje kalvar i vertet njerezor ne kushte te nje te nxehti afrikan po zhvillohet prej 5 ditesh ne Kakavi.

Me dhjetra mijra shqiptare me banim dhe pune ne Greqi u bllokuan dite e nete ne rradhe te gjata 30-40 km, te panjohura me pare ne autostraden Gjirokaster – Kakavi.

Kushtet e tyre pa uje, ushim, ilace, menaxhimi i krizes jane çnjerezore.

Kjo eshte nje krize plotesisht e paralajmeruar, se pari sepse dihej se keto dite do riktheheshin ne Greqi dhjetra mijra emigrante qe kishin ardhur per pushime ne Shqiperi.

Se dyti, dihej qe pala greke kishte vendosur si kusht per ata qe hyjne ne Greqi te bejne testin e Covid19 dhe se treti, menaxhimi i krizes nga Edvin Hajduti dhe narkoqeveria e tij ne vakanca vetem do ta thellonin ate.

Ne pamje te pare shkaku i ketij kalvari ne Kakavi qendronte ne kerkesen e autoriteteve greke qe personat qe hyjne ne Greqi nga pikat e tyre kufitare te testohen per cov19. E verteta eshte tjeter.

Shkaku i saj qendron se pari kryekeput ne qendrimin indiferent dhe te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe narkoqeverise se tij

Kjo sepse ne rast se autoritetet greke testonin ne Kakavi 300 persona ne ore, autoritetet shqiptare, te cilat i dinin kushtet e pales greke, ne vend qe te kishin marre masat dhe te testonin falas ne qendra mobile ne Tepelene dhe Gjirokaster dhe ne Kakavi se paku me 6 qendra mobile 2000 vet ne ore, nuk testonin asnje.

Edvin Hajduti dhe narkoqeveria e tij zhgerryheshin ne vakanca luksoze dhe perpiqeshin te fajsonin autoritetet e vendit fqinj pse po kerkojne testimin apo pse nuk po shtojne kapacitetin e testimit sikur Shqiperia nuk kishte asnje detyrim ndaj emigranteve te saj ne Greqi.

Por edhe me skandaloze ishte deklarata e Sulltan Salep Surrelit duke aluduar haptas se ky testim eshte i panevojshem nderkohe qe vet u mbylli kufirin per jave te tera qytetareve shqiptar qe gjendeshin ne vende te tjera dhe kur i riatdhesoi i ndryu ata per dy jave ne hotelet e mafiozit Sadri Abazi per te ndare parate me te dhe i testonte me çmime te kripura para se te dilnin nga karantina.

Se dyti, ne vend te strukturave shteterore, menaxhimin e krizes e mori ne dore mafia parashteterore e shteterore shqiptare, e cila u versul e pangopur se si te perfitonte me shume ne kurriz te dhjetra mijra shqiptareve qe perjetonin ne territorin e vendit tyre me narkoshtet dramen aktuale me te dhimbshme ne Europe.

Ajo qe quhet emergjence civile, ne vend te ngritjes me urgjence te kampingjeve per furnizm dhe kushtet me minimale njerezore u rrjeshtua me propaganden dizinformuese ne anen dhe mbeshtjejen e mafiozeve qe po rripnin e madje edhe duke u marre jeten me shpjetesi sketerre ne autostraden tashme te vuajtjeve dhe kalvarit te dhimbshem Gjirokaster – Kakavi.

Duke perfunduar, denoj me ashpersine me te madhe qendrimin e papergjegjshem, çnjerezor te Edvin Hajdutit dhe narkoqeverise se tij ndaj emigranteve tane ne krizen e Kakavijes dhe i bej thirrje Kryqit te Kuq Nderkombetar te nderhyje me urgjence per te menaxhuar krizen e thelle humanitare qe po zhvillohet prej nje jave ne Kakavi. sb


Etiketa: ,

Pas