Akuza të forta janë hedhur nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj qeverisë Rama në lidhje me testimin e zhvilluar për mësuesit, ku ai e ka çuajtur si, rikthim të panairit të korrupsionit.
“Dje në mbare vendin u zhvillua panairi i korrupsionit në mësuesi dhe kjo përbën zhvillimin më negativ dhe me pasoja më të rënda për luftën kundër korrupsionit në sistemin tonë arsimor”, shkruan Berisha.
Sipas tij, “ky panair ishte thjesht një kopje, madje më e keqe, e panaireve të korrupsionit që socialistët zhvillonin në Pallatin e Kongreseve apo në stadiume për pranimet universitare.”
“Ai dëshmoi se “aleanca e qelbësirave” është e vendosur të “lizifikojë” me shpejtësi sistemin tonë arsimor”, shkruan Sali Berisha në Facebook.
“Në përputhje me amendimet e ligji për profesionet e rregulluara të vitit 2010 në Shqipëri, profesioni i mësuesit është profesion i rregulluar.
Për rrjedhoje ligji parashikon liçensimin e mësuesit për të ushtruar profesionin e tij nëpërmjet një provimi shteti”, thekson Berisha.