Aktualitet

Berisha: Sa jep Rama për krizën, unë e kisha çdo vit për pensionistët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:34 - 11/04/20 |
mapo.al

Ish-kyeministri Sali Berisha, një lidhje Live për Zonë e Lirë, u shpreh se qeveria nuk ofron kushte për ta përballuar pandeminë. Berisha tha se do të lejonte testime të gjera të njerëzve edhe në spitale private nëse do të ishte drejtuesi i qeverisë në këtë moment. Ai theksoi se aq sa ka planifikuar Rama për krizën ekonomike, qeveria e tij i jepte çdo fund vit, për pensionistët si shpërblim.






Më tej, duke marrë shkas nga denoncimi i ish-futbollistit të Tiranës, Florian Riza, për mungesën e kushteteve në Spitalin Infektiv, ku ky i fundit qëndroi i shtruar disa ditë, Berisha deklaroi se aty gjendja është e rëndë, dhe nuk ka as shërbim ambulator.


Ish-kryeministri deklaroi se mungesa e kushteteve nuk është për shkak të mjekëve, por nga PPP-të, ndërsa theksoi se në këto rrethana, bizneset do të falimentojnë në masë.





“A e dëgjuat atë futbollistin e nderuar që tha mbeta me temperaturë në shtëpi dhe nuk vinte njeri. Po ata që nuk janë të fortë fizikisht? Ata vdesin. A e dini ju se nuk ka shërbim ambulator se e kanë kthyer online sepse nuk u japin kostume dhe maska mjekëve. Vetëm paracetomol. Njihem me Piperon, e njoh dhe e vlerësoj kontributin e tij të pa diskutueshëm.



Nuk është detyrë e mjekut, asnjë nga ato probleme që ka parashtruar sportisti. E ka PPP-ja. Lidhur me epideminë, do të kërkoja dhe të motivoja në zbatimin e rregullave por të mos i tmerroja kurrë njerezit. Do të vendosja orare që nuk krijojnë grumbullime.


Shqiptarët duhet ta dinë se testimet mund të bëhen nga spitali publik i Shkodrës, Durrësit, i Vlorës dhe Korçës. Sikur të mos monopolizoheshin në duart e spitalit të krye-epidiomologut, siç e ka shpallur veten. Është një mashtrim me çizme ajo që thotë se nuk kanë certifikimin e OBSH-së. Është gënjeshtër e paskrupullt.

Pse ky nxjerr mitrolozë? Pse ky flet për male të vdekurish? Për morge që do na grinë si mish qeni. Në qoftë se të tjerët ofrojnë mbështetje dhe ndihmë qytetarëve dhe biznesit, mbajnë fjalë të njerëzishme. A e dëgjuat Mbretëreshën? Pse? Sepse po lë pa ndihmë shoqërinë. Ai ka zero ndihma për ta. Apo tallet me ta.

Deri më tani janë bërë 250 mln LEKE pagesa për klientët e tij. Një kryeministër i përgjegjshëm pezullonte çdo punë publike. E di mirë, çfarë janë shpenzimet operative. Të pezullonte të gjitha koncesionet. Por, njeri që të vuante urie nuk do e bëja kurrën e kurrës. Nuk do lejoja të falimentonin bizneset.

E di çfarë thotë ky me garanci sovrane? Unë do të konfiskoj mallin nëse nuk i paguan. 38 mln euro jepnim ne çdo vit për pensionistët si shpërblim.

Do bëja gjithçka që t’u siguroja mjetet bazë të jetesës dhe ilaçet. Biznesit të vogël do t’i jepja kredi pa interes. Do t’u paguaja punonjësit dhe t’u hiqja taksat. Gjendja është dramatike. Bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Bizneset po japin shpirt, janë në agoni. 80% e kompanive fasone që punësojnë 200 mijë vetë janë në falimentim e sipër”, tha Berisha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas