Sali Berisha, është shfaqur në konferencën për shtyp me 4200 formularët e firmosur nga delegatët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Ai tha se kjo është një shumicë e qartë. Edhe pse për thirrjen e Kuvendit, lypsen sipas tij sipas statutit, vetëm 1800 firma.
Berisha njoftoi se këto firma do t’i dorëzohen Kryetarit të Këshillit Kombëtar, zotit Edi Paloka.
Lideri historik u shpreh se Këshilli Kombëtar është i vetmi forum deri më tani i konstituuar.
Sipas tij, Basha nuk ka mbledhur asnjë prej forumeve ende, pasi ka frikë prej tyre.
Ish-kryeministri tha se do të ruhen të dhënat personale të atyre demokratëve që kanë firmosur.
Berisha shtoi se vetëm Kuvendi ka të drejtë të bëjë verifikimin e mandateve të atyre që kanë nenshkruar formularin.
Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit me 19 maj të këtij viti, për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.