Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat, pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat.
Berisha theksoi edhe njëherë se padia e Alibeajt nuk ka asnjë vlerë, pasi kjo do të thotë mos njohësh një proces që njihet tashmë nga të gjithë shqiptarët. Sipas tij, Alibeaj sillet si kryetar i komanduar i PD, ndërkohë që nuk e ka një post të tillë.
“Padia s’ka asnjë bazë dhe padia është në një farë mënyrë të mos pranosh një proces që sot e njeh çdo shqiptar. Nuk ka asnjë tagër, sepse ai e konsideron veten kryetar të komanduar, ndërkohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, tha Berisha.
Mbledhja e grupit parlamentar është shoqërua me debate mes deputetëve, ndërsa mbështetësit e Berishës janë përplasur me ata të Bashës. Në një moment, kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkeljed Alibeaj u largua nga mbledhja, pasi fjalën e mori pa leje Berisha.