Aktualitet

Berisha: Soros hartoi në Beograd me Vuçiçin, Ramën e Thaçin, ndarjen e Kosovës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 10/06/21 |
mapo.al

Në Çim Peka Live, ish-kryeministri Berisha hodhi edhe njëherë akuza kundrejt Edi Ramës dhe Hashim Thaçit të cilët, sipas tij, në lobimin e Soros dhe mbështetjen e Aleksandar Vuçiçit, hartuan projektin për ndarjen e Kosovës.






Berisha tha se Parlamentit Europian dhe në Kongresit Amerikan i ka kërkuar hetimin e George Soros.


“Soros është korruptori i madh i politikanëve. Dhe unë këtë e kam denoncuar. Unë kam bërë thirrje që Kongresi i SHBA dhe PE të bëjnë ligje kundër Sorosit. Është Soros ai që në Beograd hartoi projektin e ndarjes së Kosovës, që filloi të fuqizohej falë lobimit të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës”, u shpreh Berisha.





Vendimi i SHBA për ta shpallur non grata, tha Berisha, ka ardhur si pasojë e lobimit të Soros, për shkak se siç tha ish-kryeministri, kishte dalë kundër projektit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :  "S'kanë përfituar"/ Berisha: Çfarë do të kenë bërë fëmijët e mi, e kam bërë unë


Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, askush nuk po fliste kundër projektit për ndarjen e Kosovës, deri kur ai foli dhe reagoi me ashpërsi kundër.



“Se po më bëni të lej modestinë. Mendimi im në atë kohë ndikoi dhe ndikoi shumë. Askush nuk po fliste kundër Hashim Thaçit, as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Por në fund, mendimi im ndikoi. Ai ishte një projekt i Soros. Pas reagimit tim, të njëjtin mendim kishin edhe disa miq amerikanë, të cilët nisën të shkruanin. Unë e përshëndes vendimin e presidenti Joe Biden, për urdhërin ekzekutiv kundër atyre që punojnë për ndryshimin e kufijve. Në administratën e SHBA kishte njerëz që po punonin për ndarjen e kufijve, si John Bolton“, është shprehur Berisha.

24


Etiketa: , , , , ,

Pas