Sali Berisha foli për mediat pas shpërndarjes së protestuesve dhe marrjes së godinës nën kontroll nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Policinë e Shtetit se i erdhën në ndihmë Bashës.
“Narkoqeveria dhe narko-opozita janë e njejta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni, vigane në këmbë që u paarqitur në proetstë paqesore dhe u përball me mjetet më të egra ët dhunës.
Unë garantoj shqiptarët se jemi dhe mbetemi të pamposhtuar nga vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë. Ky ishte një skenar I përgatitur em kujdes gjatë gjtihë këtyre ditëve.
Nuk kishet neri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të Pd përveç pengut të edi ramës që quhet Lul Brava. Në këtë kontekt kjo ëhstë një ëlvizje e pandalsmhme, një betejes që nuk do të ketë të sosur dhe ju garantojn që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj.
Vetëm faqja e parë. Këta janë shqiptarët e lirisë.
Ata që mendojnë se do të mbahen pengje dhe kukulla për vullnetin e tyre gabohen rëndë. Janë qytetarët që ritkhten në PD votën e lirë. Asgjë spengon ortekun e tyre.
Sot shqiptarët dhe panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut i cili u mbrojt me metodat më banditeske me të gjithë egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës.
Një mirënjohje të pakufishme ndja këtyre dhjetëramijë qytetarëve që sot bënë histori më proetstën e tyre dhe u graranton se kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresë së burrave grave djemte dhe vajzave për liri dinjitte njerëzor por edhe shoqëror.
Shoqëria shqiptare do të çlirohet nganarkoshteti si forma më e shëmtuar e diktaturës. Ju ftoj të vazhdojmë marshimin tonë pa u përkulur. Përdori sot të gjitha mjetet kreu i Meduzës për të shpëtuar Lul Bravën por është e kotë.
Lul Brava ëhstë një kufomë politike e pakallur po jo sot, por ditën kur 44 mijë anëtër të Pd votuan për shkarkimin e tij.
Ne në protestë jemi”, tha Berisha duke paralajmëruar vazhdimin e protestës.