Aktualitet

Berisha: Stafi mjekësor i Sanatoriumit nuk merr bonusin e premtuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:06 - 14/06/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se është pjesë e stafit të urgjencës të spitalit “Shefqet Ndroqi”, që u kthye në spital COVID 2, për shkak të pandemisë së Covid-19.





Sipas tij, stafit nuk i është dhënë bonusi i premtuar nga kryeministri Edi Rama.


“Denoncon Edvin gënjeshtrën për mashtrimin e radhës! Stafit të urgjencës të spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si vështirësi për COVID-19!”, shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.




“Përshëndetje dua të bëj një denoncim, jemi stafi i urgjencës sanatorium. Nuk na kanë dhënë shpërblimin akoma 1000 e. QSUT-ja e ka marrë, ne duan të na i përgjysmojnë se iu japin dhe administratës. Të lutem postoje se nesër do e ndajnë mbase ndryshojnë mendje. Anonim te lutem”.
1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas