Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Berisha sulmon Yuri Kim: Sillet si guvernatore, njësoj si ambasadori sovjetik në komunizëm

by mapo.al
11/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Ai tha nga Air Albania, atje ku po mbahrt edhe Kuvendin, se diplomatja Kim sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.



“Miqtë e mi, foltorja ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet, nga salla në sallë dhe që pushtoi mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Presheve dhe Diasporë, kudo ju janë shqiptarët. Kurrë ndonjëherë shqiptarë nga vitet ’90 e deri më sot nuk kanë ndjekur më me pasion, më me interes, më me dashuri siç kanë ndjekur foltoren e demokratëve shqiptarë. Foltorja ishte vendi ku ju debatuat dhe morët përgjegjësi dhe kërkuat që PD të rithemelohej. Të rithemelohet mbi vlerat dhe parimet dhe statutin e saj. Foltorja faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e lirisë së tregut, e vlerave konservatore, e dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot unë dua të përulem me nderim të madh para atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që me guxim mbushën sallat para atyre mijëra delegatëve që me firmën e tyre bënë të mundur mbledhjen e Kuvendit sot. Miqtë e mi, ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor të popullit shqiptar, e parashikuar kjo në mënyrë gjeniale. E duke i shtuar këto nga zemrat e rinisë studentore te brohoritjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Për ne BE mbetet objektivi madhor. Ne nisëm këtë rrugë në kushte të vështira. Kundër nesh narko shteti me milionat dhe falangat e tij. Kundër nesh pengkryetari me të gjithë mbështetjen e qeverisë, por mjerisht ne u përballëm me një ndërhyrje të pashembullt, brutale, të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-të. Me këtë rast unë dua të theksoj dhe t’i them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia deri sot.

Bashkimi Sovjetik ashtu siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan ishte perandori e së keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit, e degradimit të njeriut, e mjerimit dhe e dhunës e terrorit. E kundërta e tij janë SHBA-të, perandoria e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. SHBA ka bërë për lirinë e shqiptareve më shumë se çdo vend tjetër në bosh, por për lirinë e botës ka bërë më shumë se kushdo tjetër. Është e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.

Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi ligjërata në mbështetje të narkoqeverisë, e sulmon opozitën me qëndrimet e saj”, tha Berisha.

Kujtojmë se ambasadorja Kim i ka bërë thirrje PD-së që të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pasi ky i fundit u shpall nga SHBA-të non grata.

Tags: kuvendi kombetar i pdSali BerishaYuri Kim

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Kadilli thirrje Berishës: Ky është momenti për t’i hapur rrugë të resë

Kadilli thirrje Berishës: Ky është momenti për t'i hapur rrugë të resë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In