Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me Ilir Metën, kryetarin e Partisë së Lirisë, ku tha se ky takim u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.
Berisha tha se u ra plotësisht “dakord për bashkëpunimin dhe bashkërendimin në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër regjimit absolut të Edi Ramës”. Berisha sërish nuk caktoi një datë për protestat.
Statusi i plotë i Berishës:
Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish – Presidentin, Ilir Meta.
Sot, në Selinë e Partisë Demokratike zhvillova një takim me Kryetarin e Partisë së Lirisë zotin Ilir Meta.
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër regjimit absolut të Edi Ramës.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.