Aktualitet

Berisha: Të nxjerrin provat, por jo të montuara tek zyra e Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:27 - 20/05/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu siç edhe njoftoi ka zhvilluar një konferencë për mediat pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij






Berisha thotë se Blinken ka renditur akuza mjaft të rënda pa pasur asnjë provë dhe asnjë argument për këto akuza të cilat sipas tij nuk e ka bërë askush deri më sot, madje as kundërshtarët më të egër.


Ish-presidenti i vendit tha se pret paraqitjen e fakteve, por jo të montuara tek zyra e Edi Ramës.







“Sot ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja, por ndaj një njeriu pa asnjë provë ka renditur akuza që nuk i ka renditur as edhe një kundërshtar më i egër”, tha Berisha.



Berisha gjithashtu theksoi se ka kërkuar paraqitjen e fakteve që sipas tij nuk është paraqitur asnjë. Sali Berisha tha se nëse do të kishte qoftë edhe një provë, do të vepronte krejt ndryshe.

Lexo edhe :  Gjenerali Luan Hoxha, ‘pentito’ në SHBA, dëshmon në FBI për Gërdecin


Nëse sekretari i shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë, natyrisht jo prova të montuara në Tiranë, tek zyrat e Edi Ramës. Por provat nëse kanë le t’i nxjerrin, kaq mund të them. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin para Gjykatës. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, unë jam një qytetar privat por me besimin tek drejtësia”, tha më tej Berisha.

LEXO EDHE:

Berisha: S’largohem nga PD, padia s’është ndaj SHBA por shpifjeve të Blinken

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas