Aktualitet

Berisha: Të përmbysim diktaturën me mosbindje civile





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:17 - 18/05/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha u bën thirrje shqiptarëve që të rrëzojnë qeverinë përmes mosbindjes civile.


Pas shembjes së Teatrit, tha Berisha, Edi Rama nuk duhet të rrijë më në pushtet.


I pranishëm në protestën qytetare, Berisha tha se Rama largohet duke përdorur të gjitha format e mosbindjes civile.


“Qytetarët të përmbysin diktaturën me mosbindje civile. Këta meritojnë çdo ndëshkim personal. Qytetarët t’u japin pa hezitim përgjigjen e merituar. Këta nuk kanë moral, s’kanë familje, sillen si kafshë të egra. Thirrja ime është t’i identifikojnë dhe t’u japin pa hezitim atë që meritojnë.


Sot qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur. Kemi një polici të mbushur me vrasës dhe banditë. T’ia djegim tokën nën këmbë këtij pushteti. Qytetarët të përdorin guximin e tyre për të flakur këtë pushtet”, u shpreh Berisha.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas