Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në FB pas arrestimeve në Kukës.
“Terror i eger banditesk nga Rama-Xhafa ne Kukes!
Ne dhunim flagrant te Kushtetutes, Rama-Xhafa, ne praktiken e eterve te tyre mizore urdherojne kriminelet me uniforme per arrestimin ne oren 3-4 te mengjesit te mbi 100 qytetareve. Kapuçonet e zi bastisin qindra familje ne qytet!
Duke denuar me ashpersine me te madhe terrorin e klikes se narkoshtetit, kerkoj lirimin e menjehershem te qytetareve te arrestuar dhe vendosjen para pergjegjesise te atyre qe dhane urdher dhe zbatuan aktet antikushtetuese te terrorit te eger policesk.
Shqiperia po zien nga revolta mbare popullore!” shkruan Berisha.
Kurse ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka një mesazh për prokurorët.
“Ky kujton se me terrorin e arrestimeve do ti rregullohet frymëmarrja?!
Pisk e ka deri sa ta mësojë se të keqen nuk e ka te frymëmarrja, por tek frymë-nxjerrja.
Ndërkohë, gjykatësit e Prokurorët në Kukës e kudo, bëjnë mirë të jenë pjesë e frymës popullore dhe jo halleve të frymës së qelbur të KryeRilndasit!
Palo Rilindasi, më mirë! Se nuk kemi dëgjuar Rilindas që rri në këmbë me forca speciale!
Ju kujtoj se policia e ka të ndaluar të bëjë terror nëpër banesat e njërëzve. Edhe kur zbaton vendimet e arresteve nuk ë bën dot pas orës 20:00 dhe para orës 7:00.
Të paktën zbatoni ligjin! Injoroni urdhërat me frymë-nxjerrje të sëmurë!” shkruan Manjani.