Në foltoren e Burrelit, Sali Berisha i ka çuar edhe më tej sot akuzat ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se ai ka përfituar nga afera Toyota Yaris.
Berisha ka lënë të kuptohet se mungojnë 1.5 mln euro në sasinë që ka mbërritur në Durrës, që sipas liderit historik të PD, ato që s’kanë mbërritur, janë plaçkë mes Bashës dhe Taulant Ballës.
Më tej, Berisha u shpreh se kreu i PD i është shmangur hetuesve belgë, që erdhën në Shqipëri për të zbardhur këtë skandal.
Kujtojmë se Lulzim Basha, denoncoi në Parlament pak vite më parë se 3 mln euro po vinin të pastroheshin në Shqipëri me makina Toyota Yaris, çka rezultoi e vërtetë pas kontrollit në doganën e Durrësit.
Basha është shprehur më herët se ka shkuar në organin e akuzës dhe ka dëshmuar edhe para prokurorëve belgë, sa herë është thirrur nga ata.