Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend nuk ka anashkaluar edhe deputetin e PS-së Alket Hyseni, cili është denoncuar nga një qytetare se i ka grabitur pronën prej 11 mijë metra katror në bregdet.
Por jo vetëm kaq, ni mësohet se ndërtuesi i një fshati turistik në Golem e ka paditur Hysenin në vitin 2014, se i kishte zaptuar një sipërfaqe toke pranë viles trekatëshe që deputeti kishte blerë në vitin 2007 në plazh.
“Alket rri ti, se edhe ti do të ndiqesh, do të vijë koha Alket, sot të mbron Rama, por nesër… të them zgjidh qelinë, zgjidh qelinë se hajdut tokash si ti nuk ka”.
Kurse vetë Hyseni tha se “akuzat ndaj meje janë tërësisht politike”.
Ai tha se akuzat ndaj tij janë pushuar si të pabazuara.
“Ky konflikt tërësisht familjar duhet lënë pikërisht aty ku e ka vendin, në atë familje. Këtë pronë e kam marrë me të ardhura tërësisht të ligjshme. Çdo qindarkë është deklaruar në institucione. Ju jeni mashtruesa. Kjo blerje nuk është bërë kur kam qenë drejtues i task-forcës. Jam gati t’i përgjigjem çdo imagjinate të sëmurë që keni ju, me prova,” tha Hyseni.