Aktualitet

Berisha tregon planin për të ardhmen, Foltorja në gjithë Shqipërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 16/09/21 |
mapo.al

Sali Berisha, lideri historik i PD, i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PD prej Lulzim Bashës, nisi sot në Tiranë lëvizjen Foltorja, siç e ka quajtur ai, që synon rimëkëmbjen e partisë.






Berisha tha se Foltorja do të shkojë në gjithë Shqipërinë, ku sipas tij, do të jetë një kuvendim i madh dhe i hapur me demokratët, ku zëri, propozimi e vullneti i tyre do të bëhet pjesë e ndryshimit që do të ndodhë në PD.


Ish-kryeministri e akuzoi Bashën se me veprimin e tij, duke e përjashtuar nga grupi, ai ka tradhëtuar gjithë demokratët, pasi ka shpërfillur vullnetin e tyre të shprehur në statut apo në forumet drejtuese.







Sali Berisha kishte edhe një mesazh për mbështetësit e Bashës, të cilëve u kujtoi se mund të mbajnë çdo qendrim që duan, por jo të pranojnë shkeljen e statutit.

Lexo edhe :  LIVE - Berisha e nis konferencën me sulme ndaj Ramës: Sot është një ditë e zezë


Lideri historik tha se Basha e mori vendimin në atë mënyrë, jo-statutore, sepse e dinte se po ta kalonte në Këshill Kombëtar, nuk do të fitonte dot.



Berisha shtoi se përmes kësaj levisje do të bëhet e mundur që kurrë më një Kryetar i PD të shkelë statutin e vullnetin e demokratëve.

Po ashtu, ai shtoi se me këtë levizje, ata do të çlirojnë Shqipërinë nga fantazmat e komunizmit, të mafias, e të George Soros.

3


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas