Aktualitet

Berisha udhëzon deputetët e PD: Ngrije pak ngrije…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:35 - 24/05/18 |
mapo.al

“Ngrije pak ngrije, që ta shohë populli”, u thotë Berisha-deputetëve të PD-së lidhur me banderolën që ka mbuluar fytyrën e ministrave dhe vetë kryeministrit në Kuvend.






Gjatë ndërprerjes së seancës parlamentare, Berisha është lidhur me faqen e tij në Facebook duke transmetuar pjesë nga ndërprerja e seancës.


Berisha udhëzon deputetët e PD-së që ta vendosin më dukshëm banderolën e vendosur përgjatë podiumit ku qëndrojnë anëtarët e Këshillit të Ministrave: “Qeveri si gjithë Evropa, jo qeveri e krimit dhe drogës”.





Më herët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha:



“Më lejoni ta nis me një këshillë për Vasilin dhe deputeten e LSI, të cilët këmbëngulin për rregulloren në një parlament që ka shkelur ligjet që ka bërë akte kushtetutese t’i kërkosh këtij parlamenti të respektojë rregulloren, kësaj pseudomazhorancë është njësoj t’i kërkosh krimit të organizuar të marrë përsipër rendin dhe sigurinë”.



Lexo edhe :  30 vite nga vizita e tij në Shqipëri, Berisha poston fotot me Bejker

“Nuk është ky skenar i turpëshëm, e vërteta është se Kushtetuta ka rënë, se kodi ka rënë, ligji antimafia ka rënë, ligji për vettingun e policisë ka rënë për aq kohë sa në atë karrige janë ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama. Ata janë hartuesit e një skenari kriminal për të mbulojë vëllain Agron Xhafaj…”

1


Etiketa: , ,

Pas