Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se vaksinat anti-Covid nuk do të vijnë në Shqipëri para vjeshtës.
Sipas Berishës, Rama fshehu kontratën pasi në vendin tonë Pfizer do të sjellë vaksinat shumë më vonë nga ç’lajmëroi Rama.
Postimi i Berishës:
Zbulohet superskandali i Edvin Hajdutit me kontraten e vaksines!
Pasi beri per vete vaksinen, le deri ne vjeshte pa vaksine 2200000 shqiptare!
Miq, i sigurte per humbjen e zgjedhjeve te 25 prillit, Edvin Hajduti ka denuar 2,2 milione shqiptare duke lene ata pa vaksina gjer ne vjeshte dhe dimrin e ardhshem.
Keshtu kontrata sekrete e tij me kompanine zbulon aktin e tij te papergjegjshem dhe kriminal. Sipas kontrates qe ai ju mbajti sekret shqiptareve vetem mbi 2.8 milione qytetar te ketij vendi nuk do mund te vaksinohen para vjeshtes dhe dimrit te ardhshem.
Sipas kontrates sekrete qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-i 499 mij vaksina. Nga keto per muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një vaksinë 12 dollarë.
Kontrata zbulon se vetem 30 mijë e 420 vaksina do te vijne ne muajn shkurt pra gjithsejt do vijne 40950 vaksina pra te mjaftueshme per vaksinimin e vetem 20 475 personave nga 2,880000 banor qe ka Shqiperia. Ndersa te gjitha te tjerat do te vijne në vjeshtë dhe dimërin qe vjen pra 458 mijë e 640 vaksina apo 92% e te gjitha vaksinave te paguara do te vijne pas muajt shtator. Kriminale!
Denoj me ashpersine me te madhe kete akt makaber ne kurriz te jetes dhe shendetit te 2.8 milione shqiptareve. I bej thirrje OBSH te nderhyje me urgjence per te ndihmuar Shqiperine per sigurimin e vaksines jetike per mbrojtjen e jetes dhe shendetit.
I bej thirrje opozites se bashkuar te nise me urgjence perpjekjet per garantimin sa me pare te vaksines per qytetaret e ketij vendi.
Ketu me poshte keni marreveshjen sekrete te Edvin Hajdutit me kompanine Pfizer te publikuar nga portali Gogo.al. sb
Etiketa: Berisha, vaksina