Aktualitet

Berisha: Viktimat e tërmetit, vrasje shtetërore







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 15/12/19 |
mapo.al

I pranishëm në Aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kurseu akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në qendër të fjalës së tij ishte paketa anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend, ndërsa ish-kryeministri tha se “Rama është xhelat i fjalës së lirë”.


“Armiku më i egër i njeriut ai që dhunon fjalën e lirë. Ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa është edhe tërmeti për ta përmbysur sa më parë”, u shpreh Berisha.


Ndërsa u ndal tek pasojat e rëndë të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Berisha tha se një pjesë e viktimave të tërmetit “janë vrasje shtetërore”.



Sipas ish-kryeministrit, në Thumanë, e cila u godit më shumë nga tërmeti, ku humbën jetën 24 persona, një pjesë e banesave ishin shpallur të pabanueshme që prej tërmetit të 21 shtatorit.


“Një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore sepse një pjesë e pallateve të Thumanës ishin deklaruar të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit dhe nëse ata banorë do ishin streh8ar diku tjetër, do ishin gjallë të 24. Kështu janë një pjesë e pallateve në Durrës dhe ky kalon nga 10 orë në ekran, me sulme kundër mediave, vetëm për të fshehur veprat e tij penale. Duhet të bëjmë gjithçka për të lehtësuar dhimbjet e vëllezërve e motrave tona të goditur nga tërmeti. Të ngrihemi fuqishëm se termi ishte një fatkeqësi natyrore, Edi Rama është një fatkeqësi kombëtare, politike e të gjitha llojeve”, tha Berisha.



Etiketa: ,

Pas