Aktualitet

Berisha: Yuri Kim t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve, PD është ngritur mbi parime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:43 - 30/07/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në RTV ORA reagoi sërish në lidhje me deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim, ku kjo e fundit i kërkoi kreut të PD Lulzim Basha që të largonte nga parlamenti Berishën në shtator.






Më tej, Berisha komentoi edhe vendimin e DASH për ta shpallur atë non-grata së bashku me familjen. Berisha theksoi se vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit është i sponsorizuar nga Soros. Ish-Presidenti i Shqipërisë tha se akuzat ndaj tij janë të pabaza, duke i quajtur shpifje.


Berisha tha se kur PD ka qenë në pushtet, përfaqësuesi i SHBA-ve në Tiranë, deklaroi se 80 për qind të mediave i kontrollonte Rama, e jo më tani që ai është në pushtet. Së fundmi, zëdhënësi i DASH është bazuar në investigimet antikorrupsion të qeverisë shqiptare.







Berisha i cilësoi si shpifje që Rama s’ka guxuar kurrë të publikojë asgjë. “Nëse merr për bazë shpifjet e kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh” – tha Berisha.



Nga 91-shi e deri më sot, rikujtoj dinjitetin e demokratëve dhe i rikujtoj Yuri Kim-it se shprehja e ‘barit’, demokratët nuk hanë barë dhe s’jemi parti e barit.



“Ofendime të tilla publike nuk janë të denja për një ambasadore, ajo duhet t’ju kërkojë ndjesë demokratëve dhe shqiptarëve, barin duhet t’ja thotë Edi Ramës. PD është forcë sovrane, Shqipëria është vend sovran dhe askush s’ka të drejtë përveç zgjedhësve të përcaktojë kush do jetë në parlament.

SHBA-të janë miku më i madh i Shqipërisë, jam i gatshëm të marr çdo vendim nëse paraqitet një fakt i vetëm që Sali Berisha ka përdorur buxhetin e shtetit për të pasuruar veten, bashkëshorten e tij që punon pa rrogë për autizmin, apo fëmijët e tij që kontrollohen çdo muaj nga zyrtarët e Ramës.

Pra, është një deklaratë e cila nuk ka asnjë fakt, argument, dokument, dhe unë për këtë i jam drejtuar gjykatës në Paris dhe shpresoj që ajo të japë verdiktin e saj për shpifje”– tha Berisha.

Lexo edhe :  Berisha nuk i ndahet Bashës, mesazh demokratëve në rrjete sociale

Ish-kreu i shtetit tha se nuk beson që të ketë ardhur nga SHBA fraza e barit, por është frazë e shokëve të këtushëm.

“Unë jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. PD-ja s’mund të bëhet kurrë parti e dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, dhe sovranitetit të saj dhe të vendit, PD-ja është ngritur mbi këto parime. Përsëris se do ishte shumë, në vlerësimin tim, ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve, të paraqesë një fakt të vetëm e të vërtetë, por në mënyrë absolute nuk ekzistojnë”-tha Berisha.

LEXO EDHE:

Yuri Kim i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në Kuvend në shtator

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas