Kryesore

Berisha zbulon mesazhin: Ja dy urdhrat e Ramës për policinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:08 - 02/03/19 |
mapo.al

Duke iu referuar “qytetarit dixhital”, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një mesazh që, sipas tij, Sandër Lleshaj me urdhër të Ramës ia ka dërguar policëve. Në faqen e tij në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se “Rama, për shkak të protestës së opozitës, i ka dërguar një mesazh policëve ku thuhet se ata do të marrin paratë e papaguara prej më shumë se 1 vit dhe nuk do të bëjnë Vetting”.


Postimi i Berishës:


Policet brohorasin rrofte protesta!


Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb


Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.


Etiketa: , , , ,

Pas